Arsyeja pse ky popull është konsumuesi më i madh çajit

Arsyeja pse ky popull është konsumuesi më i madh çajit

Si filluan ta pijnë çajin britanikët Sa herë mendohet për britanikët, e gjithë bota i asocion ata me çajin, njihen si popull që pinë çaj shumë dhe se çaji i pasdites është diçka shumë e rëndësishme për ditën e tyre.

Mirëpo si filloi kjo traditë?

Edhe pse perëndimi duhet të falënderojë Kinën për prodhimin dhe eksportin më të madh të çajit, në Angli prija e çajit mendohet të ketë filluar prej portugezeve, e më saktësisht një gruaje portugeze. Catherine nga Boganza ishte vajza e mbretit të Portugalisë, kur u martua me mbretin Charles të Anglisë në vitin 1662.

Në atë kohë ajo u bë mbretëreshë e Anglisë, Skocisë dhe Irlandës. Si pjesë e gjërave të saj, të cilat i mori me vete në Angli, ishin edhe disa gjethe aromatizuese, të cilat më vonë u njohën si çaj.

Mbretëria e Portugalisë në atë kohë njihej për konsumimin e madh të çajit, dhe tregtisë që kishte me Kinën. Anglezët në atë kohë çajin e përdornin vetëm si pije shëruese, mirëpo Catherine vazhdoj rutinën e saj ditore, ku gji thmonë ne pasdite pinte një filxhan çaj, dhe kështu filloj të bëj edhe populli i saj./21Media