“Nuk do të gjykohet UÇK-ja por individët”

“Shteti jonë ka me fitu nëse arrin me kriju kushte të nevojshme që gjyqet atje me qenë të drejta, të barabarta”

Prokuroria Speciale në Hagë ka filluar të dërgojë ftesat për intervistim të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri më tani janë ftuar: Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti, Sami Lushtaku dhe Safet Syla.  Lidhur më këtë është diskutuar në emisionin “Click” në RTV 21.

Kreshnik Gashi nga BIRN ka thënë se për dallim prej gjyqit pas luftë së parë botërore ku është gjykuar shteti, tash nuk gjykohet shteti.

“Tash nuk do të gjykohet UÇK-ja për shkak se drejtësia ndërkombëtare nuk e njeh gjyqin ndaj organizatave, në momentin kur ish dashtë UÇK-ja me u gjyku kish qenë momenti kur në 99-tën, 98-tën UÇK-ja ish shpall organizatë terroriste edhe të qenurit në atë organizatë kish qenë krim i rëndë. UÇK-ja e ka kaluar këtë test nuk është shpall organizatë terroriste, është shpall organizatë çlirimtare”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar UÇK-ja nuk ka me përgjegjësinë, por individët.

“Shteti jonë nuk ka me marrë përgjegjësi dhe nuk ka me hup asgjë nëse dënohen njerëzit që janë në gjykata speciale. Shteti jonë ka me fitu nëse arrin me kriju kushte të nevojshme që gjyqet atje me qenë të drejta të barabarta dhe pa asnjë interferim tonin”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button