Nuk ekziston një moshë e caktuar për të ndryshuar karrierën

Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë

Janë të shumë njerëzit që mendojnë të ndryshojnë karrierën e tyre, por ndryshimi i saj në çdo moshë është paska i ndërlikuar.

Ka raste kur ndryshimi i karrierës është shumë i nevojshëm, por ka edhe raste kur nuk është momenti i duhur.

Sue Ellson, praktikuese e zhvillimit të karrierës, zbulon nëse ka moshë të duhur për të ndryshuar karrierën dhe cilat janë gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë.

Sipas saj, mënyra më e mirë që të ndryshoni karrierën është gradualisht dhe jo brenda natës.

Sue thotë se nuk ekziston një moshë e caktuar për të ndryshuar karrierën.

Kam parë shumë njerëz të cilët ndryshojnë karrierën e tyre pas lindjes së fëmijëve, në moshën 30 ose 40 vjeçare. Të tjerë e ndryshojnë karrierën kur fëmijët e tyre janë më të rritur pra në moshën 45- 50 vjeç. Përpara se të ndryshoni karrierën tuaj duhet të bëni shumë kërkime të ndryshme. Flisni me njerëz të tjerë për punën që jeni të interesuar dhe shqyrtoni çdo mundësi që ju ofrohet. Shumica e karrierave kanë gjasa të arrijnë deri në 80% të perfeksionit, madje edhe ajo idealja kështu që është shumë e rëndësishme që të jeni realist mbi efektin që do të ketë ndryshimi i karrierës në jetën tuaj”, thotë Sue.

Si duhet ta bëni lëvizjen e ndryshimit të karrierës?

Kur bie fjala te ndryshimi i punës, kërkimi juaj, sipas Sue, duhet të fillojë nga e përgjithshmja e pastaj te specifikja.

Filloni kërkimin me informacion të përgjithshëm rreth industrisë ose profesionit që dëshironi dhe mblidhni sa më shumë informacion dhe gjithashtu bisedoni me njerëz të ndryshëm të cilët kanë perspektiva të ndryshme. Më pas mund të bisedoni edhe me një person i cili merret me zhvillimin e karrierës, i cili do t’ju ndihmojë të gjeni opsione të ndryshme të përshtatshme për ju. Nëse gaboni, mbani mend mësimin, jo zhgënjimin dhe filloni përsëri nga e para, thotë Sue.

Çfarë nuk duhet ta bëni kurrë nëse ndryshoni punën

Nëse ndryshoni punën mos bëni diçka të marrë si të jepni menjëherë dorëheqjen pa filluar diçka konkrete. Bilanci juaj i ulët bankar nuk do t’ju ndihmojë të merrni vendime logjike dhe mund të tundoheni nga oferta e gabuar. Gjithashtu nuk duhet të pranoni mundësi që nuk u ofrohen me shkrim.

Së pari duhet të dini se çfarë është një ofertë dhe sidomos nuk duhet të pranoni gjënë e parë që ju ofrohet. Nëse jeni të qartë se çfarë dëshironi dhe jeni përgatitur mjaft mirë për këtë, nëse nuk është oferta e duhur, atëherë mos pranoni dhe vazhdoni rrugën tuaj”, përfundoi Sue./Dailymail

Back to top button