Rezultate interesante

Rezultate interesante

Njerëzit që mbajnë syza shpesh shihen si intelektualë. Dhe vet fakti   që mbani syze jep një përshtypje  të seriozitetit në stilin tuaj. Në të vërtetë, disa studime kanë treguar se fakti i thjeshtë i mbajtjes së syzeve mund të krijojë një perceptim pozitiv të njerëzve, në lidhje me inteligjencën e atyre që i përdorin ato, shkruan rtv21.tv.

Sipas hulumtimit, botuar në Journal Nature Communications, njerëzit që mbajnë syze janë mesatarisht më të mençur se bashkëmoshatarët e tyre. Për të demonstruar këtë, hulumtuesit në Universitetin e Edinburgut analizuan të dhënat gjenetike të 300,486 personave në  mes moshës 16 deri në 102 vjeçare, të cilët kryen teste të ndryshme në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Australi dhe zbuluan se njerëzit që të janë më të mençur kanë 30 për qind më shumë gjasa kanë gjenet e dobëta të shikimit dhe kërkojnë përdorimin e lenteve.

Rezultatet e studimit treguan se ata që kishin aftësi më të mira njohëse kishin më shumë gjasa të kishin nevojë për syze – rreth 30% më shumë, veçanërisht, kështu që ata që i përdorin ato janë më të shpejtë për të reaguar, racionalizuar dhe zgjidhur problemet sesa ata që nuk e bëjnë. /21Media