E pabesueshme!

E pabesueshme!

Qielli në një provincë indoneziane mori ngjyrën e kuqe në vikend, falë zjarreve të përhapura në pyje të tërë provincës.

Një rezidente e provincës Jambi, i cila realizoi fotografi të qiellit, tha se mjegulla “i lëndonte sytë e saj dhe fytin”.

Çdo vit, zjarri në Indonezi krijon mjegull të tillë, që përfshinë tërë rajonin e Azisë Juglindore.

Një ekspert i meteorologjisë i tha BBC se ky qiell i pazakonshëm është krijuar nga një fenomen i njohur si shpërndarja e rrezeve.

Një 21-vjeçare e postoi këto fotografi në Facebook. Ato u shpërndanë mbi 34 mijë herë.

Një tjetër përdorues i Twitterit postoi një video, teksa shihej qielli ngjyra-ngjyra.

“Nuk është planeti Mars. Është Jambi. Ne kemi nevojë për ajër të pastër, jo tym.”, tha ai.


Nivelet e mjegullës ishin më të këqijat këtë vit./21Media