Motër e vëlla vijnë në bashkëpunim

Motër e vëlla vijnë në bashkëpunim

Këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi së bashku me vëllain e saj, Milotin nesër do të publikojnë këngën e re.

Kënga titullohet “Nuk harrohet” e cila do të publikohet në orën 18:00, shkruan rtv21.tv

“Nuk harrohet” do të shoqërohet me videoklip, i cili do të publikohet në platformën online“Premier Songs”.

Ky është bashkëpunimi i tretë i artistëve, pasi që vite më parë ata kishin publikuar këngët si: “Për ty po flas” dhe “Spontanisht”.

Ndryshe, Edona Llalloshi ka paralajmëruar edhe dy projekte të tjera të cilat do të publikohen pas duetit me Milotin./21Media