Asociacioni i Gazetarëve: Bëhu bashkëpunues e jo ofendues

Asociacioni i Gazetarëve: Bëhu bashkëpunues e jo ofendues

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, pak ditë pasi mori detyrën si kryeministër i vendit, nuk hezitoi t’i fyejë gazetarët.

Kryeministri u sugjeroi gazetarëve të kryejnë shkollë dhe të lexojnë më shumë, sepse nuk po i kuptojnë gjërat. Reagimi i kryeministrit erdhi pas një pyetje që iu bë lidhur me qëndrimin e SHBA-ve, për çështjen e Demarkacionit, ku mediat raportuan se SHBA-të kanë pohuar se ata do ta njohin vetëm versionin e tanishëm të demarkacionit dhe asnjë version tjetër.

E Haradinajt të cilit nuk i pëlqeu kjo pyetje, iu vërsul gazetarëve, duke i fyer se ata nuk dinë të lexojnë anglisht dhe s’po i kuptojnë gjërat si duhet.