"Bashkëshorti im, Bill, më tha se dëshiron të martohet me mua"

“Bashkëshorti im, Bill, më tha se dëshiron të martohet me mua

Një grua u shpreh shumë e lumtur që bashkëshorti i saj, i cili vuan nga demenca (Një “koleksion” i simptomave që mund të ndodhin për shkak të një sërë sëmundjesh të mundshme. Simptomat e demencës përfshijnë dëmtime në mendime, komunikim dhe kujtesë.), i propozoi martesë asaj.

Anne Duncan, nga Skocia, kuptoi se bashkëshorti i saj, Bill, me të cilin është e martuar prej 12 vitesh, vuan nga demenca dhe në 12 muajt e fundit nuk e mbajti mend as lidhjen e as emrin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, ajo bëri të ditur se bashkëshorti i saj i tha se dëshiron të jetë me të përgjithmonë dhe se i propozoi martesë.

Pas dy ditësh, ata mbajtën një ceremoni të vogël në kopshtin e tyre dhe sipas Anne, kjo ditë ishte e mrekullueshme, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Duke përshkruar sëmundjen e tij, ajo tha: “Bashkëshorti im, Bill, më tha se dëshiron të martohet me mua. Tani, ju që po e lexoni këtë, Bill jeton me këtë sëmundje prej nëntë vitesh. Vitin e kaluar ose diçka ashtu, atij s’i kujtohej lidhja jonë e madje as emri im”.

Ajo tha se u emocionua shumë kur Billi i tha asaj se me të vërtetë i pëlqen ajo dhe dëshiron të jetë me të përgjithmonë.

“Billi nuk tha shumë fjalë, sepse e ka të vështirë të shprehet. Por, pranova shumë puthje e përqafime dhe këtë e konsideroj propozim”, tha ajo.

Miqtë e shumtë i uruan, duke iu dëshiruar të gjitha të mirat./21Media