Prindërit po përballen me drejtësinë

Prindërit po përballen me drejtësinë

Një infeksion i rëndë i lëkurës  mbyti Sterling Kohen. Djali  4 muajsh u gjet i vdekur në shtëpinë ku jetonte me prindërit e tij dhe motrën më të madhe në Lowa, Shtetet e Bashkuara.

Sipas Prokurorit Coleman McAllister, pelena nuk i ndërrua për 14 ditë rresht. Autopsia zbuloi krimba në faza të ndryshme të zhvillimit në lëkurë dhe veshmbathje të fëmijës, përcjell rtv21.tv.

Sterling, i kequshqyer dhe i dehidruar, vdiq më 30 gusht 2017. Aktualisht po zhvillohet proces gjyqësor , ndaj babait Zachary Kohen, 29 vjeç dhe nënës , Cheyanne Harris, 21 vjeç. Të dy kanë probleme me drogën.

Avokati i babait tha se “ishte një tragjedi dhe jo një krim”. Sipas avokatit çifti, shpjegon se ka një vajzë tjetër dyvjeçare “të trajtuar dhe në shëndet të mirë”./21Media