Sipas Thaçit, në këtë takim nuk do të ketë asnjë plan që do te propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Sipas Thaçit, në këtë takim nuk do të ketë asnjë plan që do te propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka treguar se takimi i Berlinit do të jetë vazhdimësi e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën dhe rajonin.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar njofton se në këtë takim nuk do të ketë asnjë plan që do te propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Ndërsa ka mohuar se ekziston ndonjë agjendë e fshehtë prapa këtij takimi.

“Si president jam në konsultim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Takimi i Berlinit do të jetë vazhdimësi e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën dhe rajonin tonë. Ne e mirëpresim dhe e përshëndesim këtë iniciativë. Bazuar në konsultat që kam zhvilluar, nuk do të ketë asnjë plan që do të propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Për më tepër, nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa këtij takimi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndër të tjera Thaçi ka theksuar se ky takim pritet të përfundoj me një  deklaratë retorike të përgjithshme, e cila ndër të tjera do të rikonfirmojë së paku perspektiven evropiane të rajonit tonë, thellimin e reformave sidomos në sundimin e ligjit, si dhe do të theksojë domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 29 prill është paralajmëruar takimi i Berlinit ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit. Në këtë takim Kosova pritet të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, gjithashtu edhe Serbia pritet të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq. /21Media