Derbi i javës së 22-të është zhvilluar në Riza Lushta të Mitrovicës

Derbi i javës së 22-të është zhvilluar në Riza Lushta të Mitrovicës

Trepça 89 dhe Drita kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen kryesore të kësaj jave.

Kampionët në fuqi të Kosovës u gjendën në disavantazh në minutën 83-të kur realizoi Endrit Krasniqi për ekipin gjilanas, por vetëm katër minuta më vonë Arb Manaj barazoi shifrat për të vënë edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes 1:1.

Ky barazim nuk i konvenon asnjërës skuadër, pasi mbesin shumë prapa liderit Prishtinës, që fitoi 3:1 në Pejë ndaj skuadrës së Besës.

Gauthier Mankenda, Armend Dallku nga penalltia dhe Ahmed Januzi, realizuan për ekipin e Mirel Josës, kurse golin e nderit për Besën e realizoi Florent Qorraj.

Befason Liria e cila triumfon në Zahir Pajaziti ndaj Llapit me rezultat 2:0.

Dy golat e ndeshjes për ekipin prizrenas u shënuan në pjesën e dytë, nga Dominik Domgjonaj dhe Artur Magani. Për Llapin kjo është humbja e katërt rresht në sezonin pranveror dhe tani ekipi i Tahir Batatinës bie në pozitën e gjashtë me 34 pikë.

Në ndeshjet tjera, Vëllaznimi triumfoi ndaj Flamurtarit 2:0 dhe Gjilani mundi Vllazninë e Pozharanit minimalisht 1:0.

Rezultatet:

Besa – Prishtina                                1:3

Gjilani – Vllaznia                               1:0

Llapi – Liria                                          0:2

Trepça 89 – Drita                              1:1

Vëllaznimi – Flamurtari  2:0