Milani e Napoli ndajnë pikët

Milani e Napoli ndajnë pikët

Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Napolit përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1. Napoli po vazhdon me formën e dobët, pasi në pesë ndeshjet e fundit ka katër barazime.

Në “San Siro” ishin mysafirët që dolën në epërsi, Lozano shënoi në minutën e 24-të. Por, vetëm pas 5 minutave vendasit barazuan, Bonaventura shënoi golin për Milanin.

Me këtë barazim, Milan numëron 14 pikë për pozitën e 13-të në tabelë. Ndërsa, Napoli në anën tjetër grumbullon tashmë 20 pikë dhe mban pozitën e shtatë në tabelën e Serie A./21Media