Vardar në vendin e dytë

Vardar në vendin e dytë

Sot është zhvilluar ndeshja e xhiros së shtatë, në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll, ndërmjet HC Vardar dhe PGE Vive Kielce. Ndeshja u zhvillua në Shkup, në stadiumin Jane Sandanski Sport Center. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 28:28.

Golashënuesi më i mirë për HC Vardar ishte Stas Skube, me 7 gola. Ndërsa, golashënuesi më i mirë për PGE Vive Kielce ishte Blaž Janc, i cili po ashtu shënoi me 7 gola.

Vardar pas kësaj ndeshje, gjendet në vendin e dytë në grupin B. Ndërsa, Vive Kielce renditet e katërt./21Media