Sanchez pritet të qëndrojë te Manchester United deri në fund të stinorit

Sanchez pritet të qëndrojë te Manchester United deri në fund të stinorit

Futbollisti kilian nuk po mundet ta gjejë veten në skuadrën e Jose Mourinhos. Alexis Sanchez pritet të qëndrojë te Manchester United deri në fund të stinorit, përkundër dëshirës së tij për t’u larguar.

The Telegraph, raporton që për kilianin nuk ka skuadra të interesuara, ndonëse ai shpreson të transferohet te Paris Saint-Germain.

Shkas për tërheqjen e ekipeve që donin ta transferonin Sanchezin, është paga e madhe e tij që përfiton tek United.

Në anën tjetër as Mourinho, nuk do që ta lejojë largimin e futbollistit kilian, pasi e ka të vështirë për të gjetur një zëvendësues për të.

Prandaj, Sanchez pritet të qëndrojë në Old Trafford, deri në verë e më pas mund të transferohet në një ekip tjetër.