Edhe ky takim pa marrëveshje!

Edhe ky takim pa marrëveshje!

Ka përfunduar takimi në mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Pas takimit askush nga dy palët nuk u prononcua për media, ndërsa siç merr vesh RTV21, as sot nuk është arritur marrëveshje për koalicion mes dy partive.

Takimi ka zgjatur rreth dy orë./21Media