Merkel: Do të diskutojmë vitin e ardhshëm

Merkel: Do të diskutojmë vitin e ardhshëm

Çështja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të rikthehet në pranverën e vitit të ardhshëm. Kështu deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në përfundim të diskutimeve për dy vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e vendeve të BE.

Franca, Holanda dhe Danimarka janë kundër vendimit për hapjen e negociatave për dy vendet.

Dëshpëruese që negociatat mos hapen për të dyja vendet. Kemi punuar në favor të hapjes së negociatave, por tre vende Franca, Holanda dhe Danimarka janë kundër. Do t’i rikthehemi përsëri çështjes së negociatave në pranverën e vitit të ardhshëm“, tha Merkel.

Ndërkaq e pyetur se përse Gjermania nuk e mbështeti një ndarje të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, kancelarja gjemane tha se të dyja vendet kanë bërë përparime.

Duhet t’i marrim si një të tërë kur vjen çështja tek zgjerimi. Të dy vendet kanë bërë një përparim të shkëlqyer nëse do të shikojmë përparimin në një periudhe 10-vjeçare. Shqipëria përveç reformës në drejtësi ka ndërmarrë edhe reforma të tjerë. Ndërsa Maqedonia e Veriut zgjidhi çështjen e emrit“, u shpreh kancelarja./21Media