Nuk ka raste të koronavirusit në Kosovë

Nuk ka vend për shqetësim

Gjatë ditës së sotme në disa media u raportua se një rast që po trajtohet në QKUK, po dyshohet për infektim me koronavirus.

Këtë gjë e ka mohuar infektologu i kësaj klinike, Valbon Krasniqi, i cili për rtv21.tv ka deklaruar se nuk ka asnjë rast që dyshohet se është infektuar me këtë virus.

“Mund të konfirmoj se në Klinikën Infektive nuk kemi asnjë pacient të dyshuar me koronavirusin e ri”, ka deklaruar Krasniqi.

Deri më tash janë raportuar 306 vdekje nga virusi korona, e mbi 11 mijë persona, shumica e tyre në Kinë, janë infektuar me këtë virus./21Media

Back to top button