Asnjë shqiptar i lënduar apo i vdekur në kampin ushtarak Al-Asad në Irak

Asnjë shqiptar i lënduar apo i vdekur në kampin ushtarak Al-Asad në Irak

Në kampin ushtarak të SHBA-së “Al-Asad” në qendër të Irakut i sulmuar mbrëmë nga Irani punojnë rreth 200 shqiptarë nga Kosova kryesisht nga Ferizaji, Gjilani e Prishtina si dhe një numer i vogël i shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut.

Sipas burimeve të RTV21 aktualisht informacionet e fundit janë se asnjë shqiptar nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë apo ka vdekur.

Dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga më shumë se një duzinë raketash balistike sot, ka njoftuar Departamenti i Mbrojtjes të SHBA./21Media