Antonio Candreva mund të rikthehet sërish te Torino

Antonio Candreva mund të rikthehet sërish te Torino

Futbollisti italian pritet të largohet nga zikaltërit në afatin kalimtar të janarit.

Antonio Candreva mund të rikthehet sërish në qytetin e Torinos, ku në vitin 2010 ka veshur fanellën e Juventusit, por këtë herë janë “granatat” ata që kanë shfaqur interes për 31-vjeçarin e Interit.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, presidenti i Torinos, Urbano Cairo, do të nisë bisedimet me zikaltërit për huazimin e futbollistit.

Të dy klubet kanë marrëdhënie të mira dhe bisedimet mes tyre mund të mbyllen shpejt, por problemi mbetet te futbollisti, i cili më parë duhet bindur për të pranuar transferimin te skuadra e drejtuar nga Walter Mazzarri, i cili e kërkon me ngulm Candrevan.