Në mungesë kuorumi projektbuxheti për vitin 2018 nuk kalon

Në mungesë kuorumi projektbuxheti për vitin 2018 nuk kalon

Pas një debati dy ditësh nga ana e deputetëve projektligji për buxhetin 2018 është hedhur në votim por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Nga 60 vota në Kuvend 58 ishin pro, një kundër dhe një ishte abstenim.

Opozita nuk ka dashur të marrë pjesë në votim.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se gjatë seancës do ta hedh përsëri në votim. Tash po debatohet për pikat e tjera të rendit të ditës.