A jemi një?

A jemi një?

Analisti Dashamir Bërxulli sonte në emisionin “Click”, në RTV 21 duke iu referuar deklaratave të Ish presidentit amerikan Bill Clinton për të ndërtuar një komb të ri në Kosovë, tha se një gjë të tillë nuk e kanë në interes aktualisht populli i Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nuk më rezulton që 20 vite pas çlirimit të Kosovës të kemi një komb kosovar me të gjitha atributet përkatëse.”, tha Bërxulli.

Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, prezent ishin ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish sekretarja e shtetit amerikan Madeline Albright.

Ndër tjerash Clinton porositi popullin e Kosovës që të punojnë dhe drejt një të ardhmeje të mirë./21Media