Sipas Mourinhos, Kane është sulmuesi më i mirë në Angli

Sipas Mourinhos, Kane është sulmuesi më i mirë në Angli

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka thënë se nuk kanë nevojë për sulmuesin e LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovicin.

Ibra ka deklaruar se do të largohet nga kampionati amerikan më dëshirën për të luajtur përsëri në Evropë.

Tekniku portugez ka thënë se Kane është qendërsulmuesi më i mirë në Angli, andaj nuk kanë nevojë për lojtarë në këtë pozitë.

“Kam lidhje të mirë, lojtar i mirë, por mund të them se nuk ka shanse. Kemi sulmuesin më të mirë në Angli. Nuk ka kuptim ta transferojmë kur kemi Harry Kane”, ka deklaruar ai.

Interesim për shërbimet e Ibrahimovic po shfaq klubi i tij i vjetër, AC Milani.