Mesfushori anglez është i kënaqur në skuadrën e Chelseat

Mesfushori anglez është i kënaqur në skuadrën e Chelseat

Danny Drinkwater, të vetmen paraqitje këtë sezon e ka bërë në Community Shield, ku Chelsea humbi kundër Manchester Cityt në muajin gusht.

E nëse shumë lojtarë do të ishin të acaruar nga kjo situatë, duket se për Drinkwater nuk është kështu.

Aktualisht, 28-vjeçari paguhet 100.000 funte në javë dhe kjo është arsyeja kryesore që ai nuk do të ndryshojë fanellë, me gjithë interesimet e West Hamit apo edhe ish-ekipit të tij, Leicester City.

Mesfushori u ble në fund të afatit kalimtar të janarit të vitit 2017, por lëndimi në sezonin e kaluar e besimi i paktë nga trajneri i ri këtë sezon, kanë bërë që ai të ketë vetëm 23 ndeshje me “Blutë”.

Çdo skuadër, e cila do të dëshirojë të bëjë një ofertë të mirë për Drinkwater gjatë janairt, do të blinte pa dyshim një futbollist cilësor. Por, po ky lojtar, duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga rroga e tij prej gjashtë milionë eurosh në vit, duke e vënë anën financiare edhe përpara karrierës së tij.