Poezi nga shkrimtari i njohur

Poezi nga shkrimtari i njohur

Fatos Arapi kishte lindur në qytetin e Vlorës, në vitin 1923 ndërsa, ka vdekur në moshën 88-vjeçare më 11 tetor të viti 2018.

Shkollën e mesme e kreu në vlorë ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. /21Media

Nuk mbyllem dot

S’kam fuqi më as të trishtohem
Jemi anije pa spirancë
Mes erërave të egra të kundërta.
Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin
Më jepni ju një copë ironie,
Se nuk e gjej dot në veten time,-
Një copëz ironie
Sa gjysmë e krahut të zogut,-
Të mbrohem nga shirat e verdhë
Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush:
Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë
Tani gjithë dritaret e shpirtit
Janë hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e lotëve,-
Dhe s’mbyllen më dot.

Mund të hyjë kush të dojë.