31 votoa për, 45 kundër dhe 7 abstenime

31 votoa për, 45 kundër dhe 7 abstenime

Kuvendi i Kosovës gjatë vazhdimit të seancës nuk e ka miratuar propozim rezolutën nga interpalanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj lidhur me vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit.

Propozim rezoluta mori 31 vota për, 45 kundër dhe 7 abstenime.

Interpelanca për rastin Dehari ishte mbajtur me 16 mars në një seancë të tensionuar, ku kishte pasur gati edhe përplasje fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe VV-së.

Deputetët po ashtu miratuan në parim edhe projekt rregulloren e re të punës së Kuvendit. Kjo rregullore mori 88 vota për, 8 kundër dhe 2 abstenime.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në qeli, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai ishte në paraburgim që nga 30 gushti i atij viti, kur ishte arrestuar nga Policia si i dyshuar për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës.