KUVENDI: Nuk miratohet Projektligji për tërheqjen e Trustit

Debati nxehtë mes Kurtit dhe deputetëve të PDK-së për TRUST-in
Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi në seancën e sotme, Projektligjin që do të mundësonte tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, pasi nuk mori votat e mjaftueshme. Ndryshe, pika për tërheqjen e deri në 30 për qind të Trustit ngjalli debat mes pushtetit dhe opozitës, me ç’rast kryeministri Albin Kurti, akuzoi opozitën se në një gjendje të tillë, Kosovën e ka sjellë pikërisht kjo opozitë.
Edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me debat në mes të pozitës dhe opozitës për Projektligjin për Tërheqjen e Mjeteve nga Trusti i Kursimeve Pensionale.(Përgatiti: Aurela Elshani Kamera: Gyner Muja )/21Media

Back to top button