“Nuk mjafton vetëm rritja e pagave”

Zgjidhja nuk bëhet me rritjen e koeficientit

Në emisionin debatues, “Click” të RTV 21, sonte u diskutua për Shëndëtesinë dhe grevat që po mbahen në Kosovë.

Në lidhje me këto greva foli edhe eksperti i shëndetësisë, Ilir Hoxha, i cili deklaroi që këto greva as mjekët e as mësuesit nuk po i bëjnë me dëshirë.

“Nuk besojë që ata mjek që janë duke e bërë këtë janë duke u kënaqur me këtë far fenomeni, as ata mësuesit që nuk po dalin me punu me nxënësa, nuk është që ata po kanë qef me bo me bo këtë punë, po t’i po ia krijon kushtet në të gjitha mënyrat, e ke provokuar që ai me bo këtë punë.”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij është e rëndësishme që të shkohet drejt zgjidhjes dhe zgjidhja nuk është ngritja e koeficientit. “Historia e Kosovës, po jo veç e Kosovës e ngritjes së pagave për shembull të profesorëve, e ngritjes së prokurorëve, gjyqtareve nuk e ka përmisuar sistemin gjyqësor të Kosovës ose sistemin arsimor.”, është shprehur Hoxha.

Hoxha tutje u shpreh që nuk mjafton të rritet paga, por që ata që dojnë zgjidhje duhet të kthehen në pikën fillestare ku bien rrogat e atyre që i kanë shkaktuar këto pakënaqësi.

Kjo është java e pestë që prej kur kirurgët kanë hyrë në grevë, atyre dje iu janë bashkuar edhe kirurgët vaskularë. Kirurgët po kërkojnë rritjen e koeficientit nga 5 në 10 -të.

Më 31 janar projektligji për pagat pritet të shkojë në Kuvend./21Media

Back to top button