“Nuk mundemi me thanë, kushdo që e ndërron territorin e Kosovës ka me u pushkatu”

“Ne funksionojmë mbi bazën e dokumenteve që i kemi”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, sonte në emisionin debatues “Click” të RTV21, duke folur lidhur me platformën e dialogut, ka thënë se kur i drejtohen opinionit publik duhet të flasin me dokumentet që i kanë.

“Ne këtu nuk mundemi me thanë, për shembull në një nen me thanë kushdo që e ndërron territorin e Kosovës ka me u pushkatu, nuk mundemi me thanë, na kemi me thanë neni dy e ndalon. Ne funksionojmë mbi bazën e dokumenteve që i kemi, ajo çka ne po duam të bëjmë është me riafirmu”, është shprehur Limaj.

Ai tutje ka thënë se platformën dhe rezolutën e sheh si rikonfirmim politik./21Media

 

 

 

 

 

Back to top button