Ajo ka flokë jashtëzakonisht të gjata

Ajo ka flokë jashtëzakonisht të gjata

Rusja Alia Nasyrovae ka dashur aq shumë personazhin e përrallave Rapnuzel, sa që e inspiruar nga ajo, nuk ka prerë flokët për dy dekada. 27 vjeçarja e cila  ka lindur në Samara të Rusisë, jeton në Letoni ka treguar se nuk i ka prerë flokët për 20 vjet radhazi ku kanë arritur gjatësinë 2.3 metra dhe peshojnë rreth dy kilogramë. “Kam filluar t’i rris flokët qysh kur kam qenë fëmijë, i kam pëlqyer flokët e gjatë shumë. Gjithmonë më kanë tërhequr flokët e heroinës ëë përralles”, ka thënë ajo.

Ndërkaq burri i Alias thotë se flokët e bashëshortës janë edhe si anëtar më shumë në familjen e tyre, përcjell rtv21.tv

Ndryshe, Rapunzel është një përrallë gjermane e njohur në nivel botëror e cila flet për një vajzë që ka mbajtur flokët e gjata dhe ka qenë e izoluar në një kullë të lartë,  e princi për ta vizituar atë është ngjitur përmes flokëve të saj deri në dhomën ku ka qëndruar Rapnuzel./21Media

101234567