Në Skenderaj të 35 qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe deri me tash raportohet nuk ka pasur ndonjë parregullsi

Në Skenderaj të 35 qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe deri me tash raportohet nuk ka pasur ndonjë parregullsi

Kështu deklarojnë zyrtarët e KQZ-së. Janë mbi 54 mijë qytetarë të cilët pritet të votojnë sot. Ndërsa në qendrën e votimit 2101 apo në Gjimnazin “Hamez Jashari” deri me tani gjithçka ka shkuar në rregull.

Sipas menaxherit të qendrës Selim Tahiraj numri i qytetarëve për të votuar deri me tani është i kënaqshëm. Në këtë qendër votimi janë 6 vendvotime dhe rreth 4412 votues pritet të votojnë.

Procesi i votimeve po mbikëqyret prej përfaqësuesve të KQZ-së, organizatave vendore dhe ndërkombëtare. Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.

Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Votimi për zgjedhjet e parakoshme të 11 qershorit në Kosovë ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00./21Media