Sancho u kthye me vonesë nga grumbullimi me Anglinë

Sancho u kthye me vonesë nga grumbullimi me Anglinë

Jadon Sancho është lënë jashtë skuadrës nga Borussia Dortmund, përpara ndeshjes së tyre kundër Borussia Monchengladbach.

Sulmuesi ka shënuar katër gola dhe shtatë asistime për klubin Gjerman këtë sezon 2019-20.

19 vjeçari u kthye me vonesë nga grumbullimi me kombëtaren e Anglisë dhe për këtë arsye klubi i Dortmund-it vendosi që ta lërë jashtë skuadrës për ndeshjen e sotme kundër, Borussia Monchengladbach.

Sancho ishte startues në ndeshjen e Anglisë kundër Republikës Çeke. Ndërsa, në ndeshjen kundër Bullgarisë, ai luajti vetëm në pjesën e dytë.

Ndeshja ndërmjet Dortmund dhe Borussia Monchengladbach, do të luhet sot, nga ora 18:30./21Media