Nuk takohen Vetëvendosje dhe LDK-ja

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje

Sot nuk ka pasur asnjë takim ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e konfirmoi nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas raportimeve në disa media se një takim është mbajtur rreth orës 13:00.

Mirëpo Haziri nuk mundi të konfirmojë nëse do të ketë ndonjë të tillë gjatë ditës.

Takim nuk ka në orën 13:00, për më vonë nuk e di”, tha Haziri nëpërmjet telefonit për KP.

Njëjtë kanë deklaruar edhe nga Vetëvendosje, ku sipas një zyrtari të këtij subjekti sot nuk do të ketë fare takim.

Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë mbajtur disa takime për të arritur një marrëveshje për koalicion, por që deri më tani kjo nuk është arritur.

LDK përveç kryeparlamentarit dhe pesë ministrive, po e kërkon edhe postin e presidentit. Këtë kërkesë po e refuzon partia e Albin Kurtit./21Media

Back to top button