“Nuk do të kalojë asnjë ligj që cenon lirinë e shprehjes”

Thaçi flet për punën gazetarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, tha sot se e ka admiruar gjithmonë punën e gazetarit, në veçanti gjatë luftës, kur ka parë se si gazetarët punonin në rrezik, vetëm e vetëm të shpërndanin në botë informatën.

“Ftoj edhe një here të mos cenohet pavarësia editoriale e transmetuesit publik. Më lejoni të dënoj çdo kërcenim ndaj gazetarëve. E përshëndes edhe një herë ndryshimin e propozimeve të ligjit. Në Kosovë nuk do të kalojë asnjë ligj, që cenon lirinë e shprehjes dhe të drejtës për të informuar”, tha Presidenti Thaçi

Back to top button