“Nuk do të qeverisim me PDK-në”

LDK ka thënë se në asnjë variant nuk do të qeverisë me PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot mbajti takimin me kryetarët e degëve lidhur me zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme, me ç’rast shprehu qëndrimin e palëkundur se në asnjë variant nuk do të qeverisë me PDK-në.

“Në ditët në vijim LDK do të analizojë rezultatin e zgjedhjeve dhe do të marrë vendimet e nevojshme për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale”, thuhet në një komunikatë për media.

Po ashtu në komunikatë thuhet se LDK respekton votën e qytetarëve dhe mbështetjen që ka marrë dhe është e palëkundur në qëndrimin që në asnjë variant nuk do të qeverisë me PDK-në.

“Degët e LDK-së mbështesin kryetarin Isa Mustafa dhe Kryesinë e LDK-së të analizojë situatën dhe të marrë vendimet e nevojshme në interes të partisë dhe në përputhje me parimet e saja si parti pro-evropiane e qendrës së djathtë dhe anëtare e Partive Popullore Evropiane”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button