"U be dhe bëhët luftë për të qenë deputet dhe bëhet maskarallëk i padrejtë"

“U be dhe bëhët luftë për të qenë deputet dhe bëhet maskarallëk i padrejtë”

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri i cili ka ardhur nga një profil artistik nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë prapë deputet, i cili në këto zgjedhje garoi në radhët e koalicionit AAK-PSD.

Pas kësaj ai mori vendim që të largohet edhe nga Aleanca e për Ardhmerinë e Kosovës. Labinot Tahiri këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“E paqi fatin e bardh ju që jeni kuvend, punoni, mos harroni çfarë premtuat para se të jeni aty! FALEMINDERIT VOTUESVE për aq vota sa kam marrë! Tani ky shërbêtorê i takon vetëm familjes, qytetarëve dhe shtetit, jo partive, jo qeverisë dhe as paralamentit! Me popullin për ditë më të mira, dhe për herên tjetër deputet për vendin!”, shkroi Tahiri në Facebook ku adresoi edhe kritika për kandidatët e tjerë për deputet për të cilët tha se kanë bërë luftë të padrejtë për votë. “Me vjen keq shumë që u be dhe bëhët luftë për të qenë deputet dhe bëhet maskarallëk i padrejtë për një votë, dhe ate duke ia marrë Hasanit e tuj ja dhënë Hysenit!”, u shpreh ai.

Parlamenti, Besimi dhe Politika! Në parlament, nuk kishte Zot për shumë kend, kishte vetëm një (po) që më vonë do të…

Gepostet von Labinot Tahiri am Donnerstag, 7. November 2019

Këngëtari Labinot Tahiri ka nisur hapat e parë në politikë duke u bashkuar me Aleancën Kosova e Re në vitin 2016. Ai në zgjedhjet e vitit 2017 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, në gusht të këtij viti ai ka aderuar në AAK, e në zgjedhjet e gjashtë tetorit mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës./21Media