Trendi më i ri në botë

Trendi më i ri në botë

Yjet botërore çfarëdo që bëjnë e kthejnë në trend edhe nëse përtojnë të bëjnë diçka e tregohen të pakujdesshme, prapë bëhet trend, shkruan rtv21.tv

Pas vajzës së Madonës, Miley Cyrus, dhe Katy Perry, një blogere e njohur, Morgan Mikenas ka vendosur të mos depilohet për një vjet rresht dhe të tregojë se çfarë ndodhi me trupin e saj.

“Besoj se arsyeja e parë pse kam nisur ta bëjë këtë gjë është se harxhon shumë kohë. Është shumë e lodhshme të hyj në dush dhe të depiloj gjithçka e më pas të laj flokët. Pas disa kohësh mësohesh dhe qimet të duken të bukura”, ka thënë Mikenas në një video të publikuar në kanalin YouTube.

Mikenas që punon si edukatore ka treguar reagimin e fëmijëve kur e kanë parë atë. Sipas saj, një prind i është drejtuar duke i thënë se ka fëmijë që janë vetëm në klasë të tretë dhe kanë filluar të depilohen./21Media