Miliarderi rus guxon të flasë hapur për Putinin

Boris Mints është një nga biznesmenët më të pasur rusë që flet kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe presidentit Vladimir Putin.
Shumica e njerëzve të profilit të lartë në vend kanë qëndruar të heshtur për luftën, duke shmangur kritikat ndaj Kremlinit, përcjell rtv21.tv
Ekziston një shpjegim i thjeshtë, sipas Mints: “Ata të gjithë kanë frikë”.
Kremlini ka një reputacion për goditjen e kritikëve të hapur të presidentit Putin me përmbajtje në kanalet ruse të lajmeve të kontrolluara. Protestat e paautorizuara gjithashtu janë ndaluar në vend që nga viti 2014.
Mints tha se çdo person që kritikon hapur Putinin, ka arsye të shqetësohet për sigurinë personale.
Megjithatë, në një intervistë ai i tha BBC-së: “Unë nuk kam ndërmend të jetoj në një strehë për bomba, siç bën zoti Putin”.
64-vjeçari, i cili e ndërtoi pasurinë e tij përmes kompanisë së investimeve O1 Group, të cilën e themeloi në vitin 2003 dhe më pas e shiti në vitin 2018, tha se në Rusi është mënyrë e zakonshme për të ndëshkuar një pronar biznesi për intolerancën e tyre ndaj regjimit, hapet një çështje penale të sajuar kundër biznesit të tyre.

“Raste të tilla penale do të prekin jo vetëm vetë pronarët e bizneseve, por edhe familjen dhe punonjësit e tyre”, tha Mints.

“Çdo lider biznesi i pavarur nga Putini shihet si një kërcënim, pasi ai ose ajo mund të jetë në gjendje të financojë opozitën ose të kultivojë protesta, si i tillë, ata njerëz shihen si armiq të Putinit dhe për rrjedhojë, si armiq të shtetit”, shtoi biznesmeni./21Media

Back to top button