Turqia vë kufi me Iranin për të parandaluar fluksin e refugjatëve

Turqia ka filluar me ndërtimin e murit në kufirin me Iranin që të parandalojë depërtimin e qytetarëve afgan të cilët do të largohen nga regjimi taleban, njofton BBC.
Dhjetëra mijëra njerëz kërkojnë mënyrë të largohen nga Afganistani, ndërsa supozohet se refugjatët do të drejtohen kah Irani, pastaj në Turqi.
Autoritetet turke kanë dhënë urdhër për ndërtimin e murit në kufirin me Iranin me qëllim të parandalohet valë e madhe e refugjatëve, por edhe depërtimi i talebanëve të infiltruar mes tyre.
Është paraparë që muri të jetë i gjatë 295 kilometra./TV21

Back to top button