Ende nuk dihet motivi i vetëvrasjes

Ende nuk dihet motivi i vetëvrasjes

Një nxënëse e shkollës së mesme 17 vjeçe ka marrë jetën e vet duke u qëlluar në sallën e shkollës pasi ka kërkuar që  të lirohet nga klasa për të shkuar në banjo.

17-vjeçarja u mbyt të mërkurën në mëngjes në Tampa, Maryland, në Seminole të Floridës. Shkolla e mesme publike u bllokua menjëherë pas incidentit.

Disa studentë dhe dy persona të sigurimit të shkollës dëgjuan të shtënën, përcjell rtv21.tv.

Zyrtarët e sigurimit e shkuan në sallë duke pasur frikë se mund të ishte një revole aktive dhe e gjetiën vajzën brenda.

Ata dhe një infermiere e shkollës u përpoqën t’i jepnin ajër asaj, por ajo nuk mundi të mbijetojë.

Vajza ishte e vetme kur ajo kreu vetëvrasje në atë  vend që policia e përshkroi si një zonë ‘e izoluar’ në ndërtesën e auditorit.

Disa studentë ishin aty afër, por askush nuk e pa atë të qëllonte veten.

Mbetet e paqartë se pse ajo e mori jetën e saj. Zyra e Sheriffit të Qarkut Seminole ende nuk ka treguar një motiv.

Shkolla u mbyll të mërkurën pasdite dhe studentët u lejuan të ktheheshin në shtëpi.

Mësimi u anlua edhe për të si rezultat i incidentit. Sheriffi e përshkroi atë si një ‘tragjedi të tmerrshme’.

“Çfarë tragjedie të tmerrshme. Duam të kujtojmë publikun, nëse ka shenja të depresionit … ka shërbime, dashuri, udhëzim dhe besim “, tha Sherif Dennis M. Lemma./21Media