Vjehrra kritikon nusen se nuk po e mbante shtëpinë e pastër, historia interesante e kësaj familje

Vjehrra kritikon nusen se nuk po e mbante shtëpinë e pastër, historia interesante e kësaj familje

Blogeri Clint në bllogun e tij “No Idea What I’m Doing: A Daddy Blog”,  tregoi një histori që i kishte ndodhur me nënën e vet.

Nëna kishte kritikuar gruan e tij se nuk po e mbante shtëpinë e pastër sa duhej, andaj kjo e bëri  të birin që reagojë ndaj nënës thënë se nuk ishte martuar për pastërtinë e shtëpisë, por për dashurinë që ndjente për gruan e tij.

Rrëfimi i bllogerit:

Para disa javësh gjatë një bisede me nënën time në telefon ajo më tha, “A nuk të shqetëson që Mel nuk po e mbanë shtëpinë e pastër?” Ishte e shtune. Unë isha duke pastruar enët. Sinqerisht nuk e dija çfarë të thoja. Nëna ime nuk e tha këtë në një mënyrë negative e apo ndonjë gjë të keqe. Ishte më tepër për kuriozitet.

Ajo padyshim e vërente se shtëpia jonë nuk ishte aq e pastër. Nuk ishte vetëm puna e Mel për ta pastruar atë. Unë e shoh martesën tonë si një partneritet, kështu që pastrimi është përgjegjësi sa e imja aq edhe e asaj .Unë e pranoj shpesh,  fëmijët e bëjnë rrëmujë,  po ashtu edhe enët mbesin itë pa lara  në lavaman. Gjithashtu e pranoj se shtëpia jonë nuk është  aq e pastër sa shtëpia e nënës sime, por kjo nuk më shqetëson. Në të vërtetë, nuk mendoj fare për këtë.

Nuk e dija si t’i përgjigjesha nënës sime, kështu që unë nuk fola . Kurrë nuk e di se çfarë të them në momente të tilla. Por, pastaj duke menduar , besoj se perceptimi i nënës sonë për shtëpinë tonë vërtet reflekton epokën në të cilën ajo u rrit.

Unë nuk e njihja babain tim aq mirë, por  e kujtova atë duke më dhënë  këshilla se si ta zgjedh gruan me të cilën duhet të martohem “Shko në shtëpinë e saj papritur. Shih se si duket atje. Ti mund tëdish shumë për një grua duke parë se si ajo e mban shtëpinë e saj. ”

Unë mendoj se shqetësimi i nënës sime për pastrimin e shtëpisë sime ka të bëjë shumë me pritjet që ekzistonin kur ishte e re.

Por për mua gjërat janë ndryshe nga babai im, nuk mendova për një shtëpi të pastër kur u martova me gruan time. Mendova se a i pëlqente ajo që kisha për të thënë. Mendova se si më bëri të ndihesha. Mendova buzëqeshjen e saj. Më pëlqeu kjo. Mendova se si ajo ishte e ëmbël edhe kur ishte e zhytur në mendime, dhe se si ajo dukej si lloji i nënës që do të dëshiroja për fëmijët e mi.

Pas disa momenteve të vështira për të gjetur fjalët e duhura, më në fund thash: “Unë nuk u martova për një shtëpi të pastër.  E kam marrë atë, sepse ajo dukej si dikush  me të cilën mundem të kaloj  jetën .”

Qetësi

Pastaj përfundimisht nëna tha:  “Epo … ndoshta kjo ka më shumë rëndësi se një shtëpi e pastër.”

“Po,” i thashë dhe mendoj kështu./21Media