Numër “rrëqethës” i predhave bërthamore në botë

Sipas Institutit SIPRI

Fuqitë bërthamore nuk e kanë ndërmend që të heqin dorë nga arsenali i tyre. Koreja Veriore ka material për prodhimin e 10 deri në 12 predhave bërthamore, ndërsa nëntë fuqitë ekzistuese bërthamore aktualisht posedojnë 14.935 mijë predha bërthamore.

Përkundër faktit se sasia e armëve bërthamore në botë ngadalë po zvogëlohet, shumë shtete kanë kumtuar se po vazhdojnë të zhvillojnë dhe modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore, ka konstatuar Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Hulumtimin e Problemit të Paqes, SIPRI, në komunikatën për shtyp me rastin e publikimit të raportit vjetor për sasinë e armëve bërthamore në botë.

Sipas të dhënave të SIPRIT, në vitin 2017 në arsenalet e nëntë shtetet që konsiderohen si fuqi bërthamore, e që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Britania, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja Veriore, gjenden 14.935 predha bërthamore.

Kjo është një shifër pak më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, kur është raportuar për mbi 15 mijë predha. Ekspertët në SIPRI konstatuan se zvogëlimi i armëve bërthamore po ndodh falë reduktimit të arsenalit bërthamor të Amerikës dhe Rusisë, dy vende këto të cilat posedojnë rreth 93 për qind të numrit të përgjithshëm të predhave bërthamore në botë. Megjithatë, SIPRI vlerësoi se ky proces po rrjedh ngadalë./21Media

Back to top button