Këto janë rezultatet

Këto janë rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i rreth 27 mijë votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

E deri në këto momente janë numëruar 23 mijë e 201 vota.

Partia e cila është duke prirë është Lëvizja Vetëvendosje me 6 mijë e 783 vota.

PDK është partia dytë e cila ka marrë më së shumti vota nga kjo kategori, 5 mijë e 25 vota ndërsa, LDK është partia e tretë me 4 mijë e 648 vota.

Koalicioni AAK-PSD deri më tani ka marrë 3 mijë e 60 vota ndërsa, NISMA-AKR-PD i ka marr 1 mijë e 100 vota./kallxo.com