Supremja vendosi pro numërimit të votave

Supremja vendosi pro numërimit të votave

Gjykata Supreme ka vendosur që të numërohen votat e mërgatës. Këtë e ka bërë të ditur anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemi.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi në një prononcim për RTV 21 tha se do të presin vendimmarrjen e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Ne presim këtë vendim dhe natyrisht se do të veprojmë në përputhje me vendimin e PZAP.”, tha Elezi.

PZAP kishte vendosur që katër mijë vota me postë që kanë arritur me vonesë të mos numërohen. Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Gjykatën Supreme ankesën për numërimin e këtyre votave, Supremja vendosi sot pro kësaj kërkese./21Media