“Numërimi do të vijojë deri në leximin e votës së fundit”

Zguri ka folur për procesin zgjedhor në Shqipëri

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Klement Zguri i bëri apel subjekteve politike që të kontribuojnë në përmbylljen me sukses të  procesit zgjedhor, për të inkurajuar komisonerët e numëruesit e tyre që të vazhdojnë me numërimin e votave.

Në një konferencë për shtyp, Zguri theksoi se mbyllja e procesi zgjedhor i shërben edhe vetë subjekteve në këtë garë elektorale.

“Deri në këto momente procesi i numërimit ka vijuar normalisht, përjashto disa raste të ndërprerjes së numërimit për shkak të lodhjes së shfaqur nga ana e numëruesve apo për shkak të ndonjë incidenti, që është ndjekur hap pas hapi nga KQZ”, tha ai.

Sipas tij, për çdo rast KQZ ka treguar gatishmëri për të ofruar zgjidhje dhe për të inkurajuar numërimin e votave. Kreu i KQZ-së tha se komisionerët kanë shansin të tregojnë se në Shqipëri mund të votohet e numërohet në profesionalizëm dhe në transparencë të plotë.

Numërimi i votave, vijoi Zguri, është një proces i pandalshëm dhe do të vijojë deri në leximin e votës së fundit të hedhur në kuti nga qytetarët shqiptarë.

Back to top button