Numërohen 5 mijë e 211 kuti votimesh, ndryshon rezultati

Nga numërimi i 5 mijë e 105 kutive të votimit, PS kryesonte me 48,41%, ndërsa tani që janë numëruar 5 mijë e 211 kuti kjo parti prinë prapë, por me një përqindje tjetër

Komisioni Qendror Zgjedhor në Shqipëri ka numëruar 5211 kuti votimesh nga gjithsej 5362 sosh, të cilat rendisin Partinë Socialiste si subjektin e parë politik me 48.17 për qind të votave të votuara ose 74 mandate, pasuar nga Partia Demokratike me 28.75 për qind, ose 43 mandate.

Në vendin e tretë renditet LSI me 14.41 për qind, ose 19 mandate, PDIU ka 4.65 për qind ose 3 mandate dhe PSD 0.97 për qind, ose një mandat.

Ndryshe, PS prin në të gjitha qarqet, me përjashtim të atij të Shkodrës dhe Kukësit ku PD ka shënuar fitore.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, PS ka 9 mandate më shumë, PD ka 7 mandate më pak, LSI ka tri mandate më shumë, PDIU ka një mandat më pak dhe PSD një mandat më shumë.

Back to top button