Rritë diferencën me LDK-në

Rritë diferencën me LDK-në

Pas 66.16% të votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka tejkaluar LDK-në që ka prirë qysh nga fillimi për të dalë në vendin e parë.

Me 135.373 vota deri tani, LVV prinë me 25.89%. Në vendin e dytë LDK ka marrë 133.376 vota, ose 25.51%, shkruan rtv21.tv

Në vendin e tretë është PDK me 113.989 vota apo 21.78%. Në vendin e katërt gjindet koalicioni AAK-PSD me 62.096 vota apo 11.97%, ndërsa në vendin e pestë koalicioni Nisma Socialdemokrate – AKR – PD me 27.413 vota apo 5.24%./21Media