Numërohen 97.75% e votave, ndryshon rezultati

Vetëvedosje ka arritur 27.01% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 97.75 për qind të votave.

Rezultatet e KQZ-së tani për tani tregojnë se koalicioni (PAN) prin me 34.13 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje është e dyta duke u rritur përqindja në 27.01 ndërsa, koalicioni LDK-AKR-Alternativa mbetet e treta me 25.72 për qind të votave.

Nga 2 mijë e 490 vendvotime janë procesuar 2 mijë e 434, kështu kanë mbetur edhe 56 vendvotime./21Media

Back to top button