Prinë VV-ja

Prinë VV-ja

Po vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën, më 6 tetor. Rezultatet vazhdojnë të jenë të pandryshueshme, ku prinë LVV, pasuar nga LDK.

Tani kur janë numëruar 98.47% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 200.953 vota apo 25,51%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.534 vota apo 24,82%, Partia Demokratike e Kosovës ka 167.402 apo 21.25%.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 90.839 vota apo 11,53%. Koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 38.639 vota apo 4.90%.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet që brenda disa ditëve të nis numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat që kanë arritur përmes postës. Edhe numri i votave të pavlefshme vazhdon të shënojë rritje. Nga numërimi i 98,47% të votave të deritanishme, 40.290 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga ana e KQZ-së.