Numërohen mbi 45 për qind të votave, Partia Socialiste 75 mandate

PS udhëheq me mbi 51.49% të votave

Janë numëruar 2505 nga 5362 kuti ose 45% e votave në të gjithë Shqipërinë, ku sipas këtyre rezultateve PS udhëheq me mbi 51.49% të votave, e ndjekur nga PD me 29.52% të votave dhe LSI me 15.37% të votave.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë:

PS – 75 mandate

PD – 41 mandate

LSI – 20 mandate

PDIU – 3 mandate

PSD – 1 mandat

Back to top button