Vazhdon numërimi i votave

Vazhdon numërimi i votave

Numërimi po ecën me ritme të shpejtuara dhe në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së tashmë janë numëruar 558.899 fletëvotime.

Deri tani Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 145,457 vota 26.03%.

E dyta është LDK 141,665 ose përkthyer në përqindje 25.35%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 120,848 apo 21.63% të votave.

Koalicioni AAK-PSD deri më tani ka marrë 65,595 vota apo 11.74%.

Lista Serbe ka marrë 30,128 vota apo 5.39%.

Koalicioni tjetër Nisma-AKR-PD ka marrë 28,826 vota apo 5.16%.

Ndërsa subjektet e tjera së bashku 55,136 vota ose 9.87.